Foto nga paparazzi/ Anila Denaj dhe ‘uniforma’ e saj

gbfg

Gjithnjë minimaliste në përzgjedhjet që bën në look-un e saj, Anila Denaj ka treguar se nuk është ndonjë fanse e aksesorëve apo e grimit të theksuar. Ish-ministrja e Financave ka treguar se kur vjen puna për stil, bën pjesë tek ato politikane që zgjedh gjithnjë ngjyrat e errëta, apo ato neutrale.

E tillë ka qenë tabloja edhe këtë herë, ku deputetja e Partisë Socialiste ka lënë selinë e Parlamentit, duke u shfaqur krejt e vetme. E veshur me një pallto ngjyrë bezhë dhe me një shall ngjyrë tulle, Anila Denaj u shfaq në një look që e kemi parë edhe në raste të tjera.

Duhet thënë se kjo është një pamje e ‘zakonshme’. Palltoja e saj është ndër veshjet që më së shpeshti Denajn, duke e identifikuar me këtë ‘uniformë’ të sajën.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook