AF Elbasani është shpallur zyrtarisht kampion i Kategorisë së Tretë, teksa duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të militojë një kategori më lartë, në atë të Dytë.
U luajt ditën e sotme në Qendrën Sportive Kamzë ndeshja e fundit e sezonit 2021-2022 e kampionatit kombëtar të Kategorisë së Tretë, KF Delvina – AF Elbasani, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 1-5 për AF Elbasanin.
Vlen të theksohet fakti se AF Elbasani është skuadër e formuar vetëm këtë vit, arriti të përmbyllte me sukses një sezon fantastik, ndërkohë që sezonin e ardhshëm me shumë gjasa do të kemi një derbi mes Elbasanit dhe AF Elbasanit. Për sa i përket AF Elbasanit, kjo skuadër financohet nga Bashkia e këtij qyteti, ndërsa Elbasani, është në pronësi të familjes së të ndjerit Arben Laze.
Me AF Elbasanin që është shpallur kampion, në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm, do të luajë dhe Valbona që e mbylli kampionatin në vendin e dytë. Një domonim i frikshëm në Kategorinë e Tretë për skuadrën verdheblu që kishte në përbërje mjaft lojtarë cilësorë si Çota, Gava, Mici, etj.
Delvina e vendit të tretë do të luajë në play-off me humbësen e play-out të Kategorisë së Dytë, mes Adës dhe Gramozit, për të siguruar ngjitjen një kategori më lart.
Arena e Lajmit
