Hedhja në erë me tritol e hotelit në Sarandë, policia shoqëron në komisariat disa persona

Hoteli Sarande

Pas hedhjes në erë të hotelit 2 katësh në Sarandë, policia ka shoqëruar disa persona në komisariat. Të shoqëruar janë anëtarët e dy familjeve Spiro Çambiri. Ndërkohë, pritet që të mbërrijnë në vendngjarje edhe forcat xheniere nga Tirana, për të përcaktuar llojin dhe sasinë e lëndës plasëse.

Kujtojmë se hoteli u hodh në erë me tritol rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nga forca e shpërthimit janë dëmtuar edhe mbi 30 biznese dhe banesë përreth.

Hoteli ka qenë objekt procesesh gjyqësore me palë paditëse Dhimitër Evangjeliu (shtetas grek) dhe të paditur Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka. Biznesi rezulton i regjistruar në QKB në bashkëpronësi të Spiro Çabirit dhe Vangjel Shtukës dhe me administratore shtetasen Miranda Çabiri dhe ishte hotel dhe piceri i regjistruar me emrin “Bizanti”.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×