Kryendeshja Kukësi-Tirana, zbuloni arbitrin që gjykon sfidën premierë të kampionatit

Gjyqtari i FIFA-s, Enea Jorgji, rikthehet sot në stadiumin e Kukësit, teksa do të gjykojë kryendeshjen kundër Tiranës në orën 17:00.

enea jorgji

“Panorama Sport” mëson se FSHF-ja ka përzgjedhur 38-vjeçarin për ndeshjen e parë të këtij kampionati, ndërsa si asistentë të tij do të jenë Ani Koçiaj i kolegjiumit të Tiranës dhe Emigres Ganxhi nga Elbasani.

Për herë të fundit Jorgji ka gjykuar në turin e tretë të Ligës së Europës ndeshjen mes Malmos dhe Dudelanzhit, që u luajt më 4 gusht.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×