E ardhmja e Kristiano Ronaldos vazhdon të mbetet mister me portugezin që duhet ende të vendosë lidhur me skuadrën e tij të ardhshme, ku opsion mbetet dhe Bundesliga.
Lidhur me këtë temë ka folur dhe vetë drejtori ekzekutiv i Borusia Dortmund, Joakim Vatzke i cili ka pranuar se e adhuron idenë që ai të luaj me klubin, por për momentin nuk ka asnjë tratativë për blerjen e tij.
“Kristianon e adhuroj si lojtar, do të më pëlqente ta shikoja me fanellën e Dortmundit, si ide më mahnit.
Por për momentin nuk kemi asnjë kontakt me agjentin e tij kështu që nuk duhet të flasim për këtë gjë.”, i shpreh Vatzke.
Arena e Lajmit
