Mançester Junajtidi po përballët më thatë sirën e jashtëzakonshme, shkaktuar nga një sërë problemesh duke nisur nga ekipi, trajneri e përfunduar më imazhin global, ku pronarët amerikanë, familja Gllejzërs, duket sikur e kanë “fundosur”. Gjithsesi, kur bëhet fjalë për “Djajtë e Kuq” nuk është e vështirë që të gjesh dritë në fund të tunelit, madje aktualisht shpëtimi i mundshëm ka një emër konkret.
Ai është, Sër Xhim Ratklif, njeriu më i pasur në Britani. Me një pasuri prej 12 miliardë paundësh, ai ka shfaqur së fundmi interesin për të marrë nën kontroll “frerët” në “Old Trafford”. Madje, mediat britanike bëjnë me dije se ai tashmë e ka bërë edhe ofertën e parë zyrtare, drejtuar pronarëve aktualë të Mançesterit: 5 miliardë paund. Edhe pse po flitet për një pafundësi të hollash, kjo shifër konsiderohet si e pamjaftueshme nga familja Gllëjzërit.
Fatura e tyre adresuar Ratklifit duhet të jetë të paktën 6.2 miliardë paund, për të “rrëmbyer” një “po” si përgjigje. Gjithsesi, ky ka qenë vetëm akti i parë i një telenovele që pritet të vazhdojë disi gjatë, duke dëgjuar edhe deklaratat e zëdhënësit të Ratklif, i cili shton mundësitë e mbylljes me sukses të kësaj blerjeje historike: “Nëse klubi është në shitje, Xhimi është pa dyshim një blerës potencial. Ne jemi të interesuar të bisedojmë blerjen, pasi kemi një plan afatgjatë të hartuar për Mançester Junajtidin”. Nuk duhet harruar se lidhja me futbollin për miliarderin britanik nuk është një eksperiencë e re. Pas largimit të Roman Abramoviçit, ai u shfaq si mundësi potenciale për të “rrëmbyer” fronin e bluve të Londrës, por konkurrenca e ashpër nga ana e amerikanit, Tod Boehli, e bëri të pavlefshme shumën e anglezit prej 4.25 miliardë paundësh.
Interesant sidomos, mbetet fakti që ky personazh nuk është një figurë e panjohur për tifozët e flaktë të “Djajve”. Në vitin 2019 fjalët e Xhim Ratklifit do të merrnin dhenë në rolin e “armikut” të përbetuar: “Te Junajtidi nuk kanë bërë zgjedhjen e duhur për sa i përket trajnerit, si dhe nuk ka kanë kryer zgjedhjet e duhura në merkato. Nuk mund të pretendosh të tentosh të përmirësohesh apo të fitosh me lojtarë si Fred”.
Më tej ai shtonte: “Mançesteri ka shpenzuar pa fund pas kohës së Ferguson, por sërish kane mbetur të varfër. Ne kemi qasje ndryshe nga ata”. Edhe pse fjalë në dukje të forta, Xhim Ratklifit mund t’i pranohen ato, duke qenë se ai është një person që dashurinë me sportin e ka pasur gjithmonë shumë të fortë. Këtë e tregon fakti se tratativa për Çelsin apo kjo aktualja për Mançester Junajtidin janë vetëm vazhdimësia e investimeve të mundshme të tij. Kjo, pasi Ratklif është aktualisht presidenti i klubit zviceran, FC Luzanë, i blerë në vitin 2017, por pa anashkaluar këtu edhe investimet në çiklizëm në skuadrën “Team Sky” apo edhe sponsorizimet në Formula 1, në skuderinë “MercedesBenz F1”.
Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – Arena e Lajmit
