Rasti i çuditshëm i Nedim Bajramit, këtë javë duhet të shkëlqejë ndaj… të ardhmes

Ndeshja e kësaj të diele do të jetë shumë e veçantë për Nedim Bajramin. Fantazisti i përfaqësueses shqiptare shpreson që të bëjë një paraqitje të shkëlqyer në sfidën e kësaj jave në Serinë A, pasi këtu mund të varet e ardhmja e tij. Nuk është një sfidë dosido, pasi është pikërisht ndaj skuadrës e cila po mendon ta blejë në merkaton e verës.

nedim-bajrami-empoli-1634131704-72757

Empoli pret të dielën ekipin e Fiorentinës në ndeshjen e javës së dytë të Serisë A. Skuadra e qytetit të Firences është ajo e cila po monitoron prej më shumë se një muaji Bajramin dhe tashmë është në momentet vendimtare para se të vendosë nëse do të blejë fantazistin shqiptar apo jo. Kështu, Bajrami ka një arsye të dyfishtë për të shkëlqyer në fushën e lojës me ekipin e tij në këtë ndeshje.

Nëse ai do të jetë protagonist ndaj Fiorentinës, kjo e fundit do ta ketë më të lehtë zgjedhjen për t’i besuar atij dhe për të mbyllur sa më shpejt një transferim në Firence, për të bërë hapin e radhës të një karrierë që duket shumë premtuese për 23-vjeçarin.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×