“Përjetova historinë më të bukur”, Kasemiro i jep lamtumirën Realit: Shpresoj që të kthehem një ditë

Mesfushori i Realit, Karlos Enrike Kasemiro i ka dhënë sot lamtumirën ‘Los Blancos”, me brazilianin që është gati të startojë një aventurë të re te Mançester Junajtid.

6566

30-vjeçari ka postuar një mesazh në rrjetin social “Twitter” ku ka përshëndetur madrilenët duke mos i kursyer fjalët emocionuese në drejtim të klubit.

“Kam përjetuar historinë më të bukur që mund të imagjinoja. Shpresoj që një ditë të rikthehem në atë që do të jetë gjithmonë shtëpia ime. As për një mijë vite nuk mund të shlyhem me Realin dhe tifozët madrilen për ato që më kanë dhënë. Përgjithmonë Hala Madrid!”, ka shkruar Kasemiro.

424

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×