
Goditet trafiku i drogës në Itali. Policia italiane ka sekuestruar 100kg kokainë, që ishin fshehur nga trafikantët në parmixhano.
Lënda narkotike kishte destinacion Sardenjën. Nga ky operacion të paktën 10 persona janë arrestuar. 7 prej tyre janë italianë dhe 3 të tjerë shqiptar. Dyshohet se kreu i bandës ishte një shqiptar.
Sipas autoriteteve italiane droga vinte nga jashtë, kryesisht nga Holanda dhe më shpërndahej në të gjithë Italinë.
Arena e Lajmit