Milani po përgatitet për sfidën e radhës në Serinë A, ku do të përballet me Atalantën ditën e nesërme në transfertë. Përpara sfidës ka folur dhe tekniku i kuqezinjve Stefano Pioli i cili ka komentuar garën për titull në këtë sezon dhe situatën në merkato.
“Sezoni i shkuar në soli besim dhe entuziazëm, jemi në javën e dytë të kampionatit më pas do të përballemi me një kalendar të ngjeshur ku do na duhet që të jemi gati për të dhënë më të mirën.
Kam parë shumë nga lojtarët që kam në dispozicion, jam i lumtur që kam alternative të shumta të cilëve mund ti besoj. Në garën për titull këtë vit ka shumë skuadra. Mendoj se janë 7-8 pretendentë.
Përsa i përket merkatos ne kemi dëshirën të bëjmë më të mirën, nëse do të ketë mundësi do ti shfrytëzojmë ato për të përmirësuar skuadrën.”, u shpreh Pioli.
Arena e Lajmit
