Sherr mes të rinjsh në Shijak, plagoset me thikë 23-vjeçari, policia në kërkim të autorit

Ambulance

Një 23-vjeçar në Shijak ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri me disa të rinj.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Popullore”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit B. K., 23 vjeç dhe shtetasit R. M., 20 vjeç, dyshohet se shtetasi R. M, ka plagosur me thikë, 23-vjeçarin.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×