Nga Ronaldo te Odegard, ja 10 shitjet më të shtrenjta në historinë e Realit të Madridit

Reali i Madridit shquhet për blerjet e shtrenjta, për çmime stratosferike, duke nisur që nga vitet 2000 me çmenduritë e kohës për Zinedin Zidanin, e për të vazhduar më pas me Kristiano Ronaldon e Garet Bejlin që prekën 100 milionë eurot.

Collage Maker-20-Aug-2022-07.50-PM

Por në vitet e fundit Reali i Madridit është shquar edhe për shitje të shtrenjta, vlera të rëndësishme të lojtarëve që kishte vlerësuar me kohën, si kjo e Kasemiros te Mançester Junajtid për 70 milionë euro, plus 15 milionë të tjera në formë bonusesh.

Për sa i përket renditjes së 10 të parëve, ajo kryesohet nga Kristiano Ronaldo, me 117 milionë eurot e paguara nga Juventusi për të në vitin 2018, e për të vazhduar më pas me Angel Di Marian te Mançester Junajtid për 75 milionë euro, apo edhe 66 milionët e Alvaro Moratës te Çelsi në 2017-ën.

Gjithsesi, përpara Kasemiros, shitjet më të shtrenjta listohen si më poshtë:

1) Kristiano Ronaldo 2018, Juventus, 117 mln €

2) Angel Di Maria 2014, Junajtid, 75 mln €

3) Alvaro Morata 2017, Çelsi, 66 mln €

4) Mesut Ozil 2013, Arsenal, 47 mln €

5) Mateo Kovaçiç 2019, Çelsi 45 mln €

6) Ashraf Hakimi 2020, Inter, 43 mln €

7) Robinjo 2009, Man.Siti, 43 mln €

8) Rafael Varan 2021, Junajtid, 40 mln €

9) Gonzalo Higuain 2013, Napoli, 39 mln €

10) Martin Odegard 2021, Arsenal, 35 mln €

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×