FOTO/ U vra nga i ati me çekiç, 50-vjeçari baba i 3 fëmijëve, ishte kthyer nga Gjermania pas…

Shefki Dhe Hamdi Bylykbashi, Vrasja Korce

Këta janë babë e bir Shefki dhe Hamdi Bylykbashi nga fshati Zvezdë i Maliqit. 77-vjeçari vrau djalin e tij me çekiç ditën e djeshme pas një konflikti të fortë mes tyre.

Hamdi Bylykbashi ishte ndarë prej disa kohësh nga gruaja dhe pas kësaj ishte kthyer në përdorues të pijeve alkoolike.

Banorët kanë thënë se ai jetonte në Gjermani bashkë me familjen, por ishte kthyer pak kohë më parë pas disa mosmarrëveshjeve.

“Jetonte në Gjermani bashkë me familjen dhe ka pak kohë që është kthyer. Mosmarrëveshjet me familjen e tij kanë bërë që të kthehet në vendlindje. Kishte 3 fëmijë. Nuk kishin konflikte me parë”, ka thënë një banor.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×