Bellai kërkon trepikëshin në duelin ndaj Kastriotit: Prisni një Bylis me mentalitet fituesi!

Bylisi me Arian Bellain në stol do të kërkojë që ta nisë me tri pikë ndaj Kastriotit në “Adush Muça”. Skuadra është grumbulluar për sfidën e parë të sezonit, teksa trajneri i ri është optimist edhe nga forma e mirë e grupit që drejton. Nga puna e bërë në fazën përgatitore do të synohet të merret më e mira, ndërsa nuk priten surpriza nga periudha e mbetur e merkatos. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” para ndeshjes me Kastriotin, trajneri Bellai tregon për zgjedhjet dhe synimin e skuadrës së tij në këtë takim.

ARIAN BELLAI

Bellai, pak ditë, por shumë punë, si është gjendja para Kastriotit?

Unë e kam thënë, që këtë grup e kam gjetur të stërvitur, sepse Jetoni (trajneri Beqiri), paraardhësi im, ka punuar mirë. Bashkë me stafin tim kemi punuar dhe do të shfrytëzojmë në maksimum edhe se ancën e fundit për të hedhur në fushë një Bylis me mentalitet fituesi. Lojtarët më janë përgjigjur shumë mirë, janë djem me karakter, kanë dëshirë që të punojnë dhe të tregojnë vlerat e tyre. Kështu që të gjithë bashkë, kam besim se do t’ia dalim. Gjendja është pozitive dhe kam besim se ne do ta nisim mbarë…

Kur thoni do ta nisim mbarë, çfarë kërkoni në ndeshjen e parë?

Luajmë në shtëpinë tonë, për më tepër që është edhe sfida e parë e sezonit. Kështu që, ku ka më mirë se kur e nis me fitore.

Ju do të thoni është tjetër dëshira? 

Por kur ke dëshirë dhe ambicie është pozitive, sepse realizon atë që do. Unë kam besim te djemtë e mi, sepse edhe në stërvitje angazhohen, si dhe në ndeshjet brenda grupit. Duam 3 pikët dhe për arsyen se luajmë para publikut e kjo sfidë me një nisje të mbarë na ndihmon shumë në vazhdimësi.

Tani që po e stërvitni vetë, si është grupi te Bylisi?

Grupi ka cilësi dhe brenda ka elementë, të cilët kanë luajtur edhe në Superiore, kështu që jemi optimistë dhe presim shumë. Më pëlqen që funksionon si grup dhe nuk varet nga elementët e veçantë. Nëse një skuadër është grup, ku ka më mirë.

A do të donit që kampionati të niste pak më vonë?

Jo, aspak, unë e njoh grupin. Jamkëtu sepse dua që të bëjmë një punë të mirë. Kam disa ditë që i studioj këta elementë që i stërvit vetë, kështu që shpresoj se puna e mirë e bërë nga presidenti që është shumë i përkushtuar, ish-trajneri apo dhe djemtë të na shpërblehet që në ndeshjen e parë. Ku ka më mirë se kur e nis me 3 pikë në start dhe në shtëpi. Bylisi ka treguar se di, pasi ka mundur edhe më të fortët.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×