Toronto është mposhtur mbrëmjen e djeshme në transfertë me rezultatin 2-1 ndaj ekipit që ka në pronësi Dejvid Bekam, Inter Majemi.
Ajo që ra më shumë në sy në këtë takim ishte goli i shënuar në mënyrë fantastike nga Lorenco Insinje.
Ish-i i Napolit në minutën e 28′ realizoi golin e përkohshëm të 1-1 falë një goditje të menjëhershme duke shtangur portierin kundërshtar.
Me këtë humbje, Toronto mban vendin e 12 duke grumbulluar 30 pikë në MLS-në amerikane.
– Arena e Lajmit
