Kristjan Asllani bëri debutimin mbrëmjen e djeshme me fanellën e Interit në kampionat, në duelin ndaj Specias. Edhe pse vetëm 6 minuta në fushë, kaq i mjaftuan talentit shqiptar për të lënë gjurmën e tij në këtë ndeshje.
Një driblim fenomenal në krahun e majtë, ku fitoi një goditje këndi dhe një pasim i mbreslënës, u regjistruan mbrëmjen e djeshme nga Asllani. Dy veprime mjaft të bukura, që nxjerrin edhe njëherë në pah klasin e lartë të mesfushorit shqiptar, i cili pa e parë fare dhuroi një asis fenomenal për Dumfris në krahun e djathtë.
Arena e Lajmit
