Dy hajdutët shqiptarë arrestohen në portin holandez, qeni i policisë kap 40-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar

Sdfgsdfgsdfg

Autoritetet holandeze në portin e Nieuwdorp kanë arrestuar dy shqiptarë që dyshohet se kishin hyrë në zonë për të vjedhur përmes një vrime të hapur në gardhin rrethues.

Pak pas mesnate autoritetet e policisë janë njoftuar se dy hajdutë janë pikasur në zonën e portit, gjë që ka bërë që zona të rrethohet me efektivë dhe qenë policie.

Në port është arrestuar i pari një 46-vjeçar, ndërsa më pas një nga qentë e trajnuar ka gjetur një tjetër shqiptar 40-vjeçar.

Të dy shqiptarët janë arrestuar dhe janë dërguar në rajon, ku u zbulua se 40-vjeçari rezultonte se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe se i ishte ndaluar hyrja në Evropë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×