E ardhmja e Kristiano Ronaldos vazhdon të mbetet mister, me portugezin që duhet ende të vendosë nëse do të qëndrojë te Mançester Junajtid apo do të transferohet diku tjetër, ku në listën e skuadrave të përfolura është dhe Borusia Dortmund.
Gjermanët që ditën e djeshme pësuan një humbje turpëruese në shtëpi ndaj Verder Bremen me rezultatin 2-3, ku pësuan tre gola në 5 minutat e fundit të sfidës duket se e kanë menduar seriozisht transferimin e portugezit.
Sipas mediave gjermane, drejtuesit e verdhezinjve kanë filluar të mendojnë se portugezi do të ishte i duhuri në skuadër për të sjell eksperiencën që nevojitet, me kontaktet mes Dortmund dhe agjentit të Ronaldos që priten të shtohen në orët e ardhshme.
Arena e Lajmit
