Situata me të ardhmen e sulmuesit të talentuar Moise Kean te Juventusi mbetet ende e paqartë, me italianin që në periudhën e fundit ka pasur disa kontradikta me teknikun e “Zonjës” Masimiliano Alegri.
Sipas raportimeve nga “SportItalia”, kjo situata kë bërë klubin bardhezi të mendojë për një largim të sulmuesit në huazim, me Torinon që ka shfaqur interes për transferimin e tij në një marrëveshje huazimi duke kontaktuar agjentin e lojtarit.
Juventusi është i prirur për të mos lejuar largimin e 22-vejçarit duke parë situatën momentale në sulm, por transferimi i mundshëm i Memfis Depai mund të ndryshonte gjithçka lidhur me të ardhmen e lojtarit.
Arena e Lajmit
