E KRYER/ Erzeni nuk di të ndalet në merkato, shijakasit gati firmën me ish-in e Laçit dhe të Egnatias

Erzeni nuk di të ndalet në merkato!

ILIRID ADEMI

Klubi shijakas ka arritur marrëveshjen me ish-futbollistin e Laçit dhe të Egnatias, Ilirid Ademin.

Sulmuesi 27-vjeçar pritet që të firmosë në orët në vijim me klubin e sapo ngjitur në Kategorinë Superiore teksa aktualisht ndodhet pa skuadër, pas mbylljes së bashkëpunimit me klubin rrogozhinas.

Ilirid Ademi përveç Laçit dhe Egnatias, më parë ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Shkupit, Renovës, Makedonijas dhe Gostivarit.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×