Surprizë në merkaton e Interit, klubi gjerman “ i hap derën” transferimit të mbrojtësit te zikaltërit

Interi duhet ende të gjejë një mbrojtësi përpara përfundimit të merkatos, me zikaltërit që janë dukës studiuar disa pista njëkohësisht. Një “ndihmë’ për të përmbushur këtë qëllim duket se ka ardhur ditën e sotme nga Gjermania, ku Borusia Dortmund i ka hapur rrugën transferimit të mbrojtësit Manuel Akanxhi te zikaltërit.

AKANXHI

Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, verdhezinjtë duken të gatshëm të pranojnë një huazim me të drejtë blerje për lojtarin nëse ai pranon të rinovojë dhe me një sezon tjetër kontratën që përfundon në vitin 2023.

Interi gjithashtu ka si alternativë edhe mbrojtësin e Lacios, Françesko Açerbi që është një profil që pëlqehet më shumë nga tekniku i zikaltërve, Simone Inzagi.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×