Objektivi i merkatos “driblon” Juventusin, holandezi i kërkon “Zonjës” më shumë… para

Memfis Depai duket se ka arritur akordin për t’u larguar falas nga Barcelona, por destinacioni mund të mos jetë më Torino. Kur dukej një lojtar i Juventusit dhe kur pritej për të firmosur, sulmuesi ka vënë kushte të reja. Siç bëjnë të ditur media të ndryshme spanjolle dhe italiane, mësohet se ai ka rritur pretendimet ekonomike.

depai

Thuhet se kishte akord për 5.5 milionë euro në sezon me “Zonjën e Vjetër”, por tashmë kërkon të paktën 7 milionë euro për të pranuar të zbarkojë te bardhezinjtë. Kjo lëvizje i ka shtangur drejtuesit e italianëve, të cilët e kanë “ngrirë” bisedën me menaxherët e lojtarit. Aq i madh ka qenë zhgënjimi, saqë po vlerësohen pista të tjera duke e lënë mënjanë atë që të çon te Depai.

Kuota në rritje për Arkadiush Milikunin, i cili edhe në sezonin e kaluar ishte nën shënjestrën e torinezëve, megjithatë këtë moment konkretizimi duket më i mundshëm se kurrë. Ashtu si Depai, ai do të vinte me petkun e zëvendësuesit për Dushan Vlahoviçin.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook