ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Çelsit nis një aventurë të re, transferohet te skuadra e Erdoganit

Bertrand Traore ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij.

BERTRAND TRAORE

Ish-sulmuesi i Çelsit është transferuar nga Aston Vila te Istanbul Bashakshehir, ekip i cili është në pronësi të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdoganit.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi nga Stambolli me anë të postimeve në rrjetet e tyre sociale, duke i uruar mirëseardhjen 26-vjeçarit nga Burkina Faso.

Në këtë sezon me fanellën e Aston Vilës, Traore nuk është aktivizuar në asnjë minutë, ndërsa në atë të kaluarin ka luajtur vetëm 9 takime në Premier Ligë duke mos shënuar dhe asistuar asnjëherë.

Më parë, Bertrand Traore përveç Çelsit dhe Aston Vilës ka mbajtur veshur gjithashtu edhe fanellat e Lionit, Ajaksit dhe Viteshes në Holandë.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×