Erik Ten Hag duket se nuk ka ndërmend ta mbyllë merkaton me Kasemiron dhe vazhdon të kërkojë përforëcime. Holandezi kërkon që të ketë në skuadër dhe një portierë me eksperiencë, që të jetë si zëvendësues i De Geas.
Siç raporton prestigjiozja gjermane, “Bild”, Mançester Junajtid ka nisur kontaktet për të transferuar në “Old Trafford”, portierin e “Panzerave”, Kevin Trap.
Sipas “Bild”, Ten Hag e pëlqen 32-vjeçarin dhe duket se dhe portieri gjerman është i gatshëm për një aventurë drejt Premier Ligës.
Arena e Lajmit
