Çelsi vazhdon të kërkojë me ngulm talentin e Everton, Entoni Gordon, me këtë të fundit që kërkon gjithashtu një kalim në “Stamford Bridge”.
Ky i fundit gjithashtu ka hequr nga Instagrami i tij, emrin e skuadrës për të cilën luan, gjë që tregon se sa shumë ai do të transferohet te Çelsi.
Siç bëjnë me dije mediat angleze, Evertoni kërkon të paktën 60 milionë për kartonin e tij, por për “Blutë” kjo shumë është e pamundur të paguhet.
Gjithsesi, siç raporton “london.football”, Çelsi mund të përfshijë një lojtar të cilin Lampard e ka kërkuar dhe mes emrave të përmendur është dhe ai i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Broja.
Arena e Lajmit
