Detaje nga sherri që përfundoi me një viktimë në Athinë, autorët pjesë e grupeve kriminale shqiptare, dyshohet…

F8cc565a 231e 4cff 80f1 04bb1805f2ff

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Athinë, ku mbeti i vrarë aksidentalisht 40-vjeçari shqiptar. “BalkanWeb” mëson se autorët janë nga Shqipëria e Jugut dhe janë persona me rrezikshmëri të lartë.

Janë pjesë e grupeve kriminale shqiptare, dhe dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Greqi.

Kujtojmë se mbrëmjen e të martës, një grup shqiptarësh kanë hyrë në një lokal ku kanë debatuar me njëri-tjetrin. Më pas kanë dalë jashtë lokalit, ku kanë vazhduar sherrin dhe më pas njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Për pasojë ka mbetur i vdekur shqiptari, i cili nuk kishte lidhje me grupin, por ndodhej në lokal.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×