Mesfushori brazilian Kasemiro është blerja më e fundit e Mançester Junajtid. Futbollisti u transferua nga Real Madrid dhe për tifozët, ka qenë padyshim lëvizja më e rëndësishme që ka bërë klubi që kur drejtimin e skuadrës e mori Erik Ten Hag.
Gjithçka kuptohet qartësisht nga pritja që i kanë bërë tifozët mesfushorit brazilian në momentin kur ai mbërriti sot në “Old Traford” ku sonte luhet sfida ndaj Liverpulit. Shumë tifozë, sapo kanë parë lojtarin i janë drejtuar menjëherë atij duke e rrethuar me brohoritje e tentuar të bëjnë foto me atë që pritet të kthehet shumë shpejt në një nga idhujt e ri të mbështetësve të “djajve të kuq”.
Casemiro has arrived at Old Trafford.#MUFC pic.twitter.com/BuW4SjLrzK
— Laurie Whitwell (@lauriewhitwell) August 22, 2022
Kasemiro nuk do të luajë në ndeshjen e sotme, por do të prezantohet para tifozëve para fillimit të ndeshjes për javën e tretë të kampionatit anglez, ku Mançester Junajtid kërkon pikët e para.
Arena e Lajmit
