VIDEO/ Kërkoi ta merrte në intervistë, Ronaldo shpërfill totalisht legjendën e Liverpulit

Kristiano Ronaldo u la në stol në sfidën përballë Liverpul, një zgjedhje kjo nga Ten Hag që ka surprizuar mediat angleze.

ronaldo

Përpara fillimit të sfidës, legjendat e Premier Ligës, Roi Kin, Geri Nevil dhe Xhejmi Karrager, ndodheshin në fushën e lojës për të raportuar për “Sky Sport”.

Një moment Ronaldo kalon pranë tyre dhe takon Nevil, teksa në moment Karrager i zgjat mikrofonin për ta intervistuar. Portugezi e shpërfill dhe shkon të takojë Roi Kin.

Kjo gjë duket se ka ardhur dhe për shkak të deklaratave të legjendës së Liverpul, i cili ka theksuar shpesh se Ronaldo nuk ka treguar profesionalizëm ndaj klubit të tij kur është shprehur se do të largohet nga Junajtid.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×