Masimiliano Alegri mundohet të gjejë gjëra pozitive nga barazimi 0-0 i skuadrës së juventusit ndaj Sampdorias në javën e dytë të Serisë A. Edhe pse pakkush priste që bardhezinjtë të ndaleshin që tani, Alegri e ka cilësuar startin e këtij edicioni si më të mirë se i kaluari.
“Nuk kemi pësuar gol në dy ndeshje radhazi. Në pjesën e parë Sampdoria ka bërë një ndeshje të mirë dhe pastaj në pjesën e dytë ne kemi bërë gjëra të mira dhe kishim tre situata në favorin tonë.
Në futboll nuk duhet të ecësh kurrë mbrapsht dhe kur e bën një gjë të tillë, rrezikon të pësosh gol, me Sasuolon na kishte ndodhur e njëjta gjë. Kemi bërë një pjesë të dytë më të mirë, mëkat, pasi kemi lënë dy pikë. Jemi nisur pak më mirë se në vitin e kaluar, duhet të shohim gjërat pozitive”, tha trajneri i Juventusit.
Arena e Lajmit
