Mançester Junajtid ka dhënë sinjalet e para të ringjalljes nën drejtimin e Ten Hag pasi ka mundur me shifrat 2-1 Liverpulin në klasiken e futbollit anglez. “Djajtë e kuq” e nisnin takimin në vendin e fundit në renditje dhe kjo fitore i ka larguar nga ai vend i turpshëm, ndërsa zhyt në krizë Liverpulin me 2 pikë në 3 ndeshje.
Ten Hag la në stol emra si Meguajër, Ronaldo e Shou dhe fusha i dha të drejtë, pasi ekipi i tij ishte dukshëm dominues ndaj Liverpulit, në lojë dhe në raste. Sanço gjeti shpejt golin e parë dhe “djajtë e kuq” dominuan duke krijuar mundësi të tjera derisa Rashford dyfishoi shifrat në pjesën e dytë.
Goli i dytë solli reagim nga Liverpuli që provoi të gjente baraspeshën. Por goli i Salah erdhi shumë vonë për të ndryshuar fatin e sfidës, pasi Junajtid u mbrojt mirë dhe mori tre pikë të rëndësishme sidomos për moralin pas një fillimi të keq të edicionit.
Mançester Junajtid-Liverpul 2-1
Sanço 16′, Rashford 53′ / Salah 81′
NGJARJET KRYESORE:
81′ Rihapet ndeshja, vjen goli i Salah për Liverpulin pas një goditje nga këndi.
67′ Fabinjo provon me kokë pas një goditje këndi, pret De Gea.
61’ Bruno Fernandes i afrohet supergolit me thembër fluturimthi, Alison nuk befasohet dhe kontrollon topin.
56’ Rashford tenton portën pas një kthesë në zonë, Alison eviton golin e tretë.
53′ Vjen goli i dytë i Junajtid, Rashford niset drejt portës pas pasimit të Marsial dhe nuk e ka të vështirë të mposhtë Alison.
45+1′ Mbyllet pjesa e parë!
41’ Bruno Fernandesh rrezikon të shkaktojë një autogol, por Lisandro Martinez ndodhej në vendin e duhur, në kohën e duhur, duke ndaluar topin në vijën fatale.
16’ GOOOL Mançester Junajtid 1-0/ Sanço merr një top në zonë dhe me një lëvizje fantastik nxjerrë bosh Milner, Van Dajk dhe Alison, me anglezin që dërgoi topin në portën e boshatisur.
10′ Bruno Fernandesh nxjerr vetëm për vetëm me portierin Elangën, i cili godet shtyllën.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
Mançester Junajtid: De Gea, Dalot, Varane, L. Martinez, Malasia, MekTominei, Eriksen, B. Fernandes, Sanço, Rashford, Elanga.
Trajner: E. Ten Hag
Liverpul: Alison, Aleksander-Arnold, Gomez, Van Dajk, Robertson, Milner, Henderson, Eliot, Salah, Firmino, Luis Diaz
Trajner: J. Klop
PArena e Lajmit
