
Shkrumbohet gjatë natës një makinë në Shkodër. Mësohet se automjeti tip “Land Rover”, ka qenë i parkuar në rrugën “Vaso Kadia” dhe është në emër të “Tv Rozafa.”
Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht. Sakaq autoritetet po hetojnë lidhur me ngjarjen e ndodhur.
Shkodër/Informacion paraprak
Gjatë natës është djegur pjesërisht automjeti tip “Land Rover”, i cili ka qenë i parkuar në rrugën “Vaso Kadia”.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjeti është në pronësi të TV Rozafa.
Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Arena e Lajmit