Mbeti i vrarë aksidentalisht pas shkëmbimit të zjarrit mes një grupi bashkatdhetarësh, del fotoja e shqiptarit

Pellumb Islami Ok

Personi që shihni në foto është Pëllumb Islami, 40-vjeçari që mbeti i vrarë aksidentalisht mbrëmë në një lokal në Athinë.

BalkanWeb ka siguruar foton e shqiptarit, me profesion hidraulik, i cili ishte duke parë një ndeshje futbolli në lokal, kur pas një përleshje të dy grupeve rivale të disa shqiptarëve, mbeti i vrarë me armë zjarri. 40-vjeçari ishte nga Rusani i Delvinës, ndërsa u identifikua në morg nga vëllai i tij.

Njeri grup përbehej nga 4 dhe tjetri nga 3 shqiptarë. Ata dyshohet se janë nga jugu i Shqipërisë dhe konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë, të përfshirë në grupe kriminale të trafikut të drogës.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×