Erling Haland vendosi të udhëtonte drejt Anglisë për t’iu bashkuar Mançester Sitit dhe jo Real Madrid, i cili interesohej gjithashtu për sulmuesin. Ndonëse lojtari të cilin norvegjezi merr si shembull për rolin në fushë është pikërisht ylli i madrilenëve, Karim Benzema.

Këtë ai e ka pranuar në një intervistë për “FourFourTëo”, teksa ka treguar se transferimi te Siti erdhi vetëm nga dëshira e tij që të vazhdojë të përmirësohet, ashtu siç ka bërë francezi i cili udhëhoqi Realin drejt Ligës së Kampioneve.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por gjithmonë duhet të mundohesh të mësosh, të përmirësohesh. Nuk duhet të ndalësh asnjëherë të kërkuari mënyra të reja për të qenë më i mirë. Shihni Karim Benzema te Real Madrid. Tani është 34-vjeçar dhe është shndërruar në një lojtar edhe më të mirë në vitet e fundit, është jashtëzakonisht e mirë. Unë dua që të bëjë këtë gjithmonë”, tha Haland.
“Para se të vija këtu, ndiqja shumë ndeshjet e Premier Ligës dhe mendoj se në vitet e fundit, numri 9 i mirëfilltë është bërë gjithnjë e më i rrallë. Por është pikërisht kjo arsye pse është më mirë të jesh i tillë tani. Ky është pozicioni final dhe gjithmonë dëshiroja të bëhesha sulmues për këtë arsye. Unë e dua vendin tim në fushë”, tha Haland.
Arena e Lajmit
and then