Aksident në aksin Milot-Thumanë/ Përplasen dy makina, 6 të plagosur dërgohen tek ‘Trauma’ (Detaje)

Policia 20

Detaje të reja dalin nga aksidenti në autostradën Milot-Thumanë pranë fshatit Fushë Mamurras.

Dy makina janë përplasur, ndërsa mësohet se janë plagosur gjashtë persona, midis tyre tre të mitur, të cilët janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Sakaq, grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Laç – Fushë Krujë, në vendin e quajtur Fushë Mamurras, janë aksidentuar automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Renault”.

Për pasojë janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë shtetasit I. H. 43 vjeç dhe shtetasja I. H. 13 vjeçe të cilët ndodheshin në mjetin tip ” Benz” si dhe shtetaset M. K. 39 vjeçe, M. Sh. 73 vjeçe, D. K. 17 vjeç dhe R. K. 12 vjeç të cilët udhëtonin në mjetin tip “Renault”.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×