Aksidenti i rëndë në Tiranë/ “Ndoshta ishte i pirë, ose me tension”, flet një nga shoferët e automjeteve të përplasur: Në urban pash shumë të plagosur

Whatsapp Image 2023 02 27 At 12.05.59 (1)

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hënë, në zonën e ‘Shallvareve”, ku një urban i linjës së Unazës është përfshirë në aksident me 5 automjete të tjera, të gjitha të dëmtuara rëndë.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona, tre prej të cilëve ndodhen në spitalin e Traumës. Në një prononcim për mediat, një prej shoferëve të mjeteve që u përfshi në këtë aksident tregoi se ishte i shokuar pas përplasjes dhe se në fillim nuk e kuptoi se çfarë ndodhi.

“Dola mora pak veten, se nuk e kuptova çfarë ndodhi, vetëm mbaja këmbën në frena. Me sa pash në autobus kishte shumë të plagosur. Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur, tek të 60-at ishte,  e pashë që ishte i shokuar, a ishte me alkool, a me tension, a me zemër, ta shofim”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×