E drejta TV/ Transparenca 0 nga FSHF, Liga vërtetoi që nuk ekziston

Një tjetër çështje ku vërehet mungesa e transparencës dhe seriozitetit nga ana e federatës është ajo e së drejtës televizive. Përpara nisjes së sezonit, kreu i FSHF-së, Armando Duka, u shpreh se të ardhurat për klubet nga kjo shitje janë dyfishuar dhe teorikisht shkon në 1.3 milionë euro në sezon nga çka është përfolur ditët e fundit, pavarësisht se nuk është konfirmuar prej asnjë nga palët.

LIGA PROFESIONISTE

Federata ka për detyrë që të publikojë shifrën reale që është shitur e drejta televizive, gjë që duhet ta bënte Liga Profesioniste, por vërtetoi edhe njëherë që nuk ekziston dhe gjithashtu sa përfiton çdo klub nga këto të ardhura. Edhe njëherë asnjë njoftim dhe zero transparencë për një çështje kaq të rëndësishme.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×