Erling Haland ka qenë njeriu i kopertinës për revistën “FourFourTwo”, një intervistë në të ciklën ka prekur tema të nxehta, të cilat lidhen me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e gjigantit norvegjez. Nuk kishte sesi të mungonte ajo më domethënësja, fitimi i titullit nga Mançester Siti me gol në minutën e 93-të të Serxho Agueros, duke kujtuar se babai i tij, i cili ka luajtur me “Qytetarët” ishte shtysa që ai të transferohej në “Etihad”.
Pjesë tjetër ishin tifozët, rivaliteti në Premier Ligë mes trajnerëve, objektivat personalë, Championsi, por pa harruar edhe shembullin ideal si motivim… Agueros në 93:20 – “E mbaj mend shumë mirë atë ditë. Ishte çmenduri. Siti po humbte nga QPR me 10 lojtarë, ishte e pabesueshme. Junajtid nga krahu tjetër e kishte kryer detyrën… Çfarë dëshpërimi! Por më pas, Edin Xheko doli nga hiçi dhe baraspeshon shifrat.
Ndërkohë, goli i fitores ishte shumë i çuditshëm, gjatë momentit që Mario Baloteli pasonte nga toka, topi shkoi si me magji drejt Serxho Agueros. Atë moment nuk do e harroj kurrë, edhe për faktin se në shtëpinë tonë në Norvegji, ulërimat u dëgjuan deri jashtë. Babai nisi si i çmendur të bërtasë dhe unë nuk do ta harroj kurrë atë moment të tijin”, bëri hyrjen e tij Haland.
KALIMI TE SITI – Lidhur me transferimin te Siti, Haland nënvizon: “Më pëlqen shumë klubi, di shumë gjëra për Mançesterin, që nga koha e babait tim këtu. Më kanë mahnitur që nga ardhja e Pep Guardiolës. E kam ëndërruar që një ditë të jem lojtari i tyre, marrë parasysh edhe pjesë kur babai im ka djersitur për fanellën e tyre. Kjo është krenari akoma më e madhe.”
NDIKIMI I BABAIT – “Babai ka qenë gjithmonë shumë i rëndësishëm. U rrita duke e ditur se kishte qenë profesionist dhe doja të bëja të njëjtën gjë siç ai e realizoi. Marrëdhënia lojtartifoz? Kjo ka të bëjë me trajtimin e të gjithëve në mënyrë të barabartë dhe të kuptojmë se njerëzit që vijnë të na shohin dhe njerëzit që do të më mbështesin çdo javë, pavarësisht se çfarë ndodh, janë njësoj si unë. Jam tip shakaxhiu, aq më shumë me personat të cilët i quaj të veçantë dhe Xhadon Sanço i Mançester Junajtid është njëri ndër ta. Me të kam një marrëdhënie fantastike që nga kohët e Dortmundit”.
PEP GUARDIOLA – Ndërkohë, lidhur me marrëdhënien me trajnerin Guardiola, Haland zbulon: “Si fillim, ai është një trajner i veçantë dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për mua. Të gjithë e dimë se çfarë ka bërë për klubet ku ka shkuar, por edhe filozofinë e tij për lojtarët dhe lojën që kërkon të shprehë. Mendoj se mund të argëtohemi shumë së bashku.
Si e shoh rivalitetin me PepKlop? Kam parë shumë ndeshje mes skuadrave të tyre dhe mendoj se niveli që kanë shprehur ka qenë ndoshta më i miri në botë. Ata e shtyjnë njëri-tjetrin në kufirin e të pamundurës dhe trofetë flasin qartë sesa të arrirë janë në punën që bëjnë”.
SULMUESI IDEAL – Ndoshta pritej një emër si Ronaldo apo Ibrahimoviç, por Benzema surprizën me tipin e lojtarit që kërkon të bëhet: “Shikoni Karim Benzemanë te Reali i Madridit. Edhe pse është 34 vjeç, tani është kthyer në lojtarin më të mirë të viteve të fundit. Kjo është e jashtëzakonshme dhe realisht dua që ta ndjek mësimet e tij dhe ashtu si Benzema të arrij të përmirësohem me kalimin e viteve”.
Objektivat – Lidhur me egon në fushë dhe ato të karrierës, Haland tregohet i përulur: “Ndjesia e të realizuarit gol nuk krahasohet me asgjë, por kjo nuk më bën që të jem egoist. Më shumë se goli ka rëndësi ekipi edhe unë e di mirë këtë. Pasi vetëm kështu mund të arrij të bëj timen Champions-in, trofeun që më pëlqen më shumë se çdo gjë tjetër”.
Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – Arena e Lajmit
