“Ku e ka shtëpinë Vladimir Kurti?!”, Dan Hutra zbriti nga makina dhe mësyhu drejt ‘objektivit’ dhe i vrau motrën armikut të burgut. Si shpëtoi nëna e viktimës: Isha…

Vladimir Kurti Dhe Dan Hutra

BalkanWeb zbardh një tjetër dëshmi tronditëse. Mësohet se Dan Hutra, pasi ka bërë kasaphanën në banesën e ish-gruas së tij, ku vrau dy gratë e familjes dhe plagosi atë dhe nënën e saj, mësyhu tek objektivi i dytë, familja e Vladimir Kurtit.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb se dëshminë e nënës së 31-vjeçares Etleva Kurtit, e cila u qëllua për vdekje në oborrin e banesës së saj. Gruaja ka rrëfyer për oficerët e policisë se në momentin kur ndodhi krimi ka qenë nga pas banesës duke punuar, kur ka dëgjuar krisma të forta. “Isha duke punuar nga pas shtëpisë kur dëgjova disa krisma. Kur dola para shtëpisë pashë gocën përtokë të vrarë”, ka rrëfyer nëna e viktimës, e cila ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Siç duket Hutra i kishte planifikuar sulmin ndaj familjes së Kurtit. Pasi kishte ndalur makinën në zonën e Kamzës, kishte pyetur një banore të zonës se ku ishte shtëpia e Vladimir Kurtit, ndërsa kjo e fundit i kishte treguar vendndodhjen. Më pas ai ka hyrë në banesë, ku ka hapur zjarr në drejtim të 31-vjeçares, duke e lënë të vdekur në oborrin e shtëpisë, dhe më pas është larguar.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×