Mançester Junajtid është gati për një shkëmbim të bujshëm në fund të merkatos, me agjentin e Ronaldos, Horge Mendesh, i cili i ka propozuar portugezin Napolit, në këmbim të Viktor Osimhen.
37-vjeçari kërkon me ngulm që të luajë në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe është i gatshëm të pranojë dhe një rikthim në Serinë A, pas një viti që u largua.
Siç raporton “Corriere dello Sport”, De Laurentis mund ta largojë vetëm në dy mënyra sulmuesin nigerian.
E para është që Ronaldo të vijë në formë huazimi, plus 100 milionë euro. Ndërsa mënyra e dytë, është që Mançester Junajtid të paguajë 140 milionë euro.
Kjo marrëveshje duket e vështirë për t’u arritur, por gjithsesi, në Itali duket si një hipotezë e besueshme, pasi Mançester Junajtid është e gatshme ta largojë menjëherë Ronaldon dhe të afrojë një tjetër sulmues të klasit botëror, ndërsa Napoli do të pranonte menjëherë një shumë të majme për ta lënë të lirë nigerianin.
Arena e Lajmit
