Kristjan Asllani ka qenë edhe një herë tjetër protagonist në mediat italiane, duke folur këtë herë për mikrofonat e kanalit të Ligës dhe duke komentuar momentin tek Interi dhe përballjen me Lacion e Hysajt.
FËMIJËRIA – Elbasanasi e ka nisur duke treguar për fëmijërinë dhe për ëndrrën e tij për të pasur futbollin si profesion.
“Kam lindur në Shqipëri dhe pastaj jam transferuar në Itali, ku ushqeva ëndrrën time për t’u bërë futbollist profesionist. Në fillim topi ishte pasioni im, por pastaj, gjatë stërvitjeve, pasioni u shtua. E kam nisur me moshat e Empolit dhe tani jam tek Interi, që është një ëndërr e realziaur për mua, pasi jam një tifoz zikaltër. Është emocion i madh për mua dhe familjen time, me të cilët mbaj mend herën time të parë në ‘San Siro’. Ishte një derbi që Interi e fitoi me rezultatin 2-1 dhe që më shtoi edhe më shumë dëshirën për të luajtur në atë stadium. E kam ëndërruar gjithmonë, por në atë moment të jetës sime ishte e pamundur të mendoja se do t’ia dilja me sukses”.
STADIUMI DHE ROLI – “Goli im i parë i mbërritur në ‘San Siro’ ishte një kënaqësi më vete. Unë isha shumë i lumtur për rrjetën, por pastaj të dëgjojë 75 mijë njerëz që reagonin në golat e Interit ishte një ndjenjë e çuditshme. Unë luaj para mbrojtjes, por mund të luaj edhe në pozicione të ndryshme. Duhet të rritem dhe të përmirësohem mbi të gjitha në fazën defensive”.
BROZOVIÇ – “Më së shumti mëka impresionuar Brozoviç. Ështëshumë i fortë dhe më pëlqenshumë ta shikoj kur është nëfushë. Kam fatin të mësoj prej tij dhe do të bëj maksimumintim”. Hysaj dhe Lacio – “Mezi presndeshjen me Lacion. Do të jetë një sfidë e vështirë, duam tapërgatisim mirë, por do të bëjmëmaksimumin që të marrim nështëpi tri pikët. Për mua ështëedhe më speciale, sepse ështëgjithmonë kënaqësi të takojHysajn. Është miku im dhe saherë që përballemi, shkëmbejmë fanellat”.
Arena e Lajmit
