Milani hyn në garë me Interin për mbrojtësin e Çelsit, kuqezinjtë monitorojnë dhe talentin gjerman

Në orët e fundit Milani ka nisur një ofensivë për Malik Tiau. I rritur në sektorin e të rinjve të Shalkes, ku mbërriti në vitin 2015, ai ka bërë tashmë 47 paraqitje për ekipin e parë.

tiau

Një profil i ri, polivalent (nëse është e nevojshme ai mund të luajë si mesfushor apo mbrojtës i djathtë), që përshtatet në mënyrë të përkryer në parametrat e projektit të fondit “Elliott”.

Në sfond është edhe konkurrenca nga Liverpuli, por Maldini dhe Masara kanë vendosur të fokusohen te djaloshi i lindur në vitet 2000. Tiau, i vlerësuar në rreth 10 milionë euro, mund të mbërrijë i huazuar me të drejtë blerjeje, por marrëveshja me Shalke 04 mbetet ende për t’u përcaktuar, pasi klubi gjerman duke ka refuzuar propozimin e parë prej 5 milionë eurosh.

Paralelisht Paolo Maldini po studion edhe një pistë tjetër. Bëhet fjalë Trevoh Trevoh Shalobah, i cili në ditët e fundit është kërkuar në huazim nga Interi. Derbi merkatoje për mbrojtësin i cili duhet të vinte si huazim me të drejtë blerjeje.

calobah

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×