90 minutat e para të sezonit, njihuni me statistikat interesante që u regjistruan gjatë javës hapëse në Superiore

Java e parë e Kategorisë Superiore rezervoi disa takime prestigjioze ku u regjistruan rezultate surprizë, por dhe momente individuale shkëlqimi nga lojtarët në fushë.

F.Hazisllari

F.Hazisllari

 

Lidhur me statistikat e regjistruara në javën e parë ka qenë fshf.org që ka bërë një përmbledhje të lojtarëve që kanë spikatur me paraqitjet në fushë dhe kanë lënë shenjë me numërat që kanë regjistruar në javën hapëse.

Taulant Seferi i Tiranës, para se të bashkohej me klubin ukrainas të Vorskla Poltava, u largua nga kampionati shqiptar si lojtari që gjuajti më shumë drejt portës në javën e parë, plot 6 herë. Së bashku me Kadriun e Erzenit (3), Seferi ishte lojtari që tentoi disa herë të gjuante nga jashtë zonës. Pas tij Hoti i Partizani, i cili ka provuar 5 herë të shënonte gol (si Lorenco Vila) dhe 3 herë ka gjetur kuadratin e portës. Shehi nga Vllaznia është lojtari që ka goditur më shumë me kokë.

Është lojtar i Vllaznisë ai që realizoi më shumë krosime gjatë 90 minutave të para: Gurishta 8 herë. Krosime dhanë edhe disa lojtarë të Partizanit: 6 herë Murataj, 5 herë Buxhelaj dhe Skuka si Huseini i Tiranës, ndërsa Hoxhaj i Vllaznisë është lojtari që ka bërë më shumë krosime të sakta, me 67% të tentativave që kanë mbërritur në destinacionin e duhur.

Tre lojtarët që realizuan më shumë pasime në 90 minutat e para ishin Juric (84) e Shehi (78) të Vllaznisë dhe Damçevski i Bylisit (72). Në këtë renditje ndjekin Najdovski dhe Aleksi nga Tirana. Për të konfirmuar këto të dhëna kemi edhe konfirmime nga renditja e ekipeve: Tirana (68%), Vllaznia (65%) dhe Bylisi (63%) ishin skuadrat që mbajtën topin më shumë në këto 90 minuta të para të sezonit.

Për fazën mbrojtëse, Rami i Kastriotit ishte lojtari që u përfshi në më shumë duele, 20 të tilla. Në këtë renditje të veçantë pas tij vijnë Ndreca (19) dhe Boshnjaku (17). Marcelino Preka i Bylisit ishte lojtari që fitoi më shumë duele ajrore (64%), i ndjekur nga Ujka i Laçit (56%) dhe Najdovski i Tiranës (50%).

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×