Gjakftohtë dhe i prerë!/ “Doja t’i vrisja, nuk pendohem”, zbardhet dëshmia e autorit të masakrës së 3-fishtë në Tiranë

Dan Hutra Masakra Ne Tirane

Zbardhet një pjesë e dëshmisë së autorit të masakrës së 3-fshitë në Tiranë, Dan Hutra. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb një pjesë të rrëfimit të tij paraprak për policinë, ndërsa nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë.

“Nuk jam i penduar. Doja t’i bëja ato krime, ndaj nuk pendohem”, mësohet të ketë thënë 40-vjeçari, i cili vrau sot 3 gra dhe plagosi 3 të tjera. Mes të tjerash ai ka pohuar se i kishte planifikuar këto vrasje, duke mirëmenduar gjithçka.

Pasi plagosi të dashurën, ai mësyu në banesën e ish-gruas, ku vrau moteën e saj dhe kunatën dhe plagosi atë dhe nënën e saj. Fill pas kësaj ngjarje, Hutra shkoi në banesën e armikut të tij që e kishte njohur në burg, Vladimir Kurti, ku qëlloi me automatik drejt motrës së tij, Etleva Kurti, duke e lënë të vrarë në vend. Pas 6 orësh në arrati, ai u arrestua në landfillin e Sharrës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×