“Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar”, Alegri komenton sfidën ndaj Romës: Kemi bazën për të fituar sërish

Juventusi do të përballet ditën e nesërme me Romën e Zhoze Murinjos në një ndeshje e cila do të jetë testi i parë i vërtetë për dy skuadrat në këtë start të sezonit të ri.

ALEGRI

Përpara sfidës ka folur edhe vetë tekniku i bardhezinjve, Masimiliano Alegri i cili në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ka komentuar pritshmëritë ndaj sfidës si dhe ka theksuar se Juventusi tashmë ka lojtarët për tu kthyer sërish te fitorja e trofeve.

“Nesër do të jetë sfida e parë direkte për ne kundër një Rome që po bën shumë mirë. Janë një skuadër e fortë që ende nuk ka pësuar gol.

Bazat e Juventusit u hodhën që në sezonin e kaluar tani mund të them që kemi një skuadër që mund të fitojë përsëri.

Nesër do të rikthehet në dispozicion Shezni. Do të jetë një kënaqësi të ri-takohem dhe me Dibalën dhe pse këtë herë do të jetë si kundërshtar.”, u shpreh Alegri.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×