Vrasja e trefishtë në Tiranë/ Si dhunoi barbarisht Dan Hutra ish-gruan para 8 muajsh në sy të fqinjëve, kërcënime dhe akuza për atësinë e fëmijës

Dan Hutra

Dëshmitë tronditëse kanë dalë në drite nga vrasja e trefishtë e ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku mbetën të vrara tre gra dhe tre të tjera të plagosura.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se Dan Hutra 8 muaj më parë ka dhunuar Elena Hysën .

Dhuna ka ndodhur në sy të të gjithë fqinjëve.

“8 muaj më parë Dan Hutra, në sy të gjithë fqinjëve ka ardhur me fugon ka ardhur dhe ka dhunuar Elenën në sy të fqinjëve në mënyrë barbare”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.

Dan Hutra u arrestua pas thuajse gjashtë orësh në kërkim.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×