FOTO+VIDEO/ Rikthehen pas 3 vitesh në Serinë A! Festë brenda dhe jashtë fushe për skuadrën e lojtarit të Kombëtares shqiptare

Leçe zyrtarisht është rikthyer në Serinë A pas tre vitesh mungesë!

LECE

Klubi nga Pulja ka arritur të ngrejë trofeun e Serisë B menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit në ndeshjen e fituar në stadiumin “Via del Mare”, ndaj Pordenones me rezultatin minimal 1-0.

Entuziazmi nuk ishte vetëm në fushën e blertë, por edhe në sheshet e qytetit ku tifozët menjëherë vërshuan duke ndarë emocionet me njëri-tjetrin.

LECE 1

Ka festë edhe për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Kastriot Dermakun, i cili rikthehet në elitën e futbollit italian pas eksperiencës që ka pasur me ekipin e Parmës.

Leçe e mbylli kampionatin në vendin e parë në kuotën e 71 pikëve, duke koleksionuar në 38 ndeshje, 19 fitore, 14 barazime dhe 5 humbje me një golavarazh 59-31.

LECE 2

Leçe rikthehet në Serinë A pas tre vitesh, ekzaktësisht që në sezonin 2019/2020, ku e përfundoi kampionatin në vendin e 18 me 35 pikë të grumbulluara.

LECE 3

LECE 4

LECE 5

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×