Nga Llambi tek Asllani, një histori shqiptare te gjigantët e Interit

Nga UVIL ZAJMI

Një histori që lidh dy shekuj. E nisur në atë të kaluar, ajo do të përsëritet pas 80 vitesh: E rrallë, befasuese edhe për vetë historinë. Me protagonistë dy lojtarë, autentikë, produkt i futbollit shqiptar, ndonëse ne dy shekuj të ndryshëm, por që do t’i bashkojë një fanellë, ajo e klubit italian të Serisë A, Inter të Milanos. I pari, Llave LLambi (26.6.1919-19.11.1985). Një emër historik për futbollin shqiptar, personalitet i shquar, i paharruar i Partizanit, kombëtares, protagonist absolut, futbollist-trajner deri në vitet ‘60.

290545166_1236750870454872_16002828554074646_n (1)

Një karrierë e nisur si sulmues i Tiranës, viti 1938, për t’u nisur nga familja të kryejë studimet e specializuara në degën e bujqësisë në Itali. Ishte vetëm 19 vjeç kur mbërriti në qytetin e Brindisit. Krahas angazhimit shkollor, impenjohet edhe me futbollin dhe, sipas “Il libro degli stranieri d’Italia”, është lojtar formacioni me Brindisin në Serinë C, ku luan dy sezone. Eshtë i fortë, pëlqehet, specialistët kanë zbuluar aftësitë tekniko-fizike të tij dhe shpejt i bëhet një ofertë nga drejtuesit e AmbrozianaInter.

Transferohet në Milano dhe në sezonin 1941-‘42, Sllave Llambi, 22-vjeçar, do të jetë pjesë e skuadrës zikaltër, ku spikasin e luajnë lojtarë të shquar, midis tyre edhe kampionët e botës me Italinë, Frosi e Kampatelli. Në një foto të rrallë, afruar nga familja, djali i Sllave Llambit për “Panorama Sport”, e që publikohet për herë të parë, shihet qartë formacioni, dhe lojtarët e Ambroziana-Inter, që janë përfshirë në atë sezon të Serisë A. Sllave Llambi duket qartë i vendosur i treti nga krahu i majtë. Por vetëm ai ka qenë sezoni zikaltër për Sllave Llambin, kalon titullar te Bolonja dhe më 1944 do të rikthehet në Shqipëri. Lojtar i 17 Nëntorit, kombëtares shqiptare, protagonist në mjaft takime ndërkombëtare të kohës me klube e përfaqësuesen. Pastaj trajner-lojtar njëkohësisht i Partizanit, deri kur mbylli karrierën me këtë klub.

300209873_1046723959363245_979961457457509529_n (1)

Sllave Llambi

Pas 80 vitesh, historia do të përsëritet: E shtunë, 20 gusht 2022, java e dytë e Serisë A, Inter-Specia, kur në vijën anësore do të shfaqet numri 14, Kristian Asllani, një djalë, futbollist shqiptar, nga një familje e thjeshtë elbasanase, por edhe i traditës futbollistike të brezave, talenteve pa fund produkte të këtij qyteti.

Befasi, emocion, realitet, një shqiptar zikaltër, në formacion me Interin legjendar, njërin nga klubet më të famshme, prestigjioze të Italisë, Serisë A, Europës, botës. E kanë ëndërruar futbollistë të shquar, por pa mundur ta veshin atë fanellë mitike. Pas Sllave Llambit, Asllani regjistron futbollistin e dytë shqiptar që luan me bluzën e Interit. Nuk është as 20 vjeç në ndeshjen e tij të parë zyrtare me këtë klub. Ndonëse në Serinë A ka debutuar si lojtar i Empolit, me 22 shtator 2021, Kaljari-Empoli, 0-2, me 6 maj të sezonit të kaluar regjistron edhe golin e tij të parë në Serinë A, 2-4 pikërisht në “San Siro” ndaj Interit.

sllave llambi

E nisur me Sllave Llambin në mesin e shekullit të kaluar, historia shqiptare zikaltër, ajo me Interin, në Serinë A, sapo ka startuar edhe në këtë sezon aktual, tashmë me protagonist Kristian Asllanin, kur në “Meazza”, nga zëri i altoparlantëve gjigantë, spikeri do të njoftonte: “Inter do të kryejë një zëvendësim, del Brozoviç, në fushë futet Asllani”. Ndërsa telekronisti i “Sky” do të informonte: “Esce Brozovic, entra Kristian Asllani, mediano, un’ albanese’ nuova acquisto dell’Inter, uno dei piu grandi talenti dell calcio italiano…”. Ka qenë minuta e ’84-t….

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×