VIDEO/ Kishte bërë gati kanabisin për shitje, pranga 49-vjeçarit në Himarë

Himare

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila ishte bërë gati për shitje, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i tyre.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. K., 49 vjeç, banues në Himarë, ndërkohë në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij.

NJOFTIMI I POLICISE
Shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Himarës, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, fara kanabisi, 2 peshore elektronike dhe 2 aparate celulare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi

-E. K., 49 vjeç, banues në Himarë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 43 vjeç, banues në Himarë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. G., gjetën një sasi të vogël të kësaj lënde dhe fara të bimës së kanabisit. Lënda dhe farat narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e dozave të kanabisit, në qytetin e Himarës, kryesisht në lokalet e natës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×