Tirana dhe Partizani ishin ekipet e fundit që prekën fushën e”Air Albania”-s, në kuadër të ndeshjeve në arenën europiane.

Përpara se këto takime të luheshin, u përcaktua që do të zhvilloheshin në “Elbasan Arena”, duke qenë se në impiantin e ri në kryeqytet do të mbillej bari i fushës, për të krijuar një tapet sa më rezistent ndaj hijes (kjo për arsye se fusha e “Air Albania”-s nuk preket shumë nga dielli).
Pas pakënaqësisë dhe reagimit të tifozëve si shkak për largësinë nga qyteti i tyre, FSHF vendosi që punimet me mbjelljen e barit të shtyheshin pas ndeshjeve të Europës.

Ndeshjet mbaruan dhe teksa po afrohemi në javën e dytë të kampionatit, Partizani do të vazhdojë të luajë në Elbasan, ndërkohë se çfarë ka ndodhur me mbjelljen e barit, nuk dihet, por në ditët e fundit stadiumi u vu në shërbim të një ndeshjeje boksi, ku nga pamjet u pa qartë që bari i fushës u shkel në çdo lloj mënyre të mundshme.
Arena e Lajmit
and then