Një statujë e ndërtuar për nder të Erling Haland në Byrne të Norvegjisë, është bërë objekti kryesor i një ngjarje shumë të çuditshme. Statuja në fjalë, që do të vihej në ankand për të siguruar fonde për ndërtimin e një spitali në Tanzani, është vjedhur.

Dhe nuk ka qenë një statujë dosido, por një monument i lartë 3 metra që peshonte 600 kilogram. Ndaj për ta vjedhur nuk ka qenë aspak e lehtë. E megjithatë, skulptori ka marrë një telefonatë ku i shpjegohej se pse kishte ndodhur një gjë e tillë nga vetë autori i kësaj grabitje.
A 10ft statue of Erling Haaland has been stolen in his home town of Bryne, Norway after complaints it looked nothing like the #ManCity striker.
[via @SunSport] pic.twitter.com/2EkE1AFjam
— City Xtra (@City_Xtra) August 26, 2022
Sipas mediave, hajduti i kishte shpjeguar skulptorit se e kishte vjedhur statujën në shenjë proteste pasi ajo nuk i ngjante aspak sulmuesit të Mançester Sitit dhe përfaqësueses së Norvegjisë.
Arena e Lajmit
and then